Aktualitet

FOTO E DITËS/ “Jemi gra të egra", protesta e 8 marsit sot para Kryeministrisë

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS/ “Jemi gra të egra", protesta e 8 marsit sot

Një marshim i grave dhe vajzave u zhvillua sot në kryeqytet me rastin e 8 Marsit, ku vihet re edhe pjesëmarrje e burrave.

Siç tregojnë edhe pamjet marshimi ka nisur në zonën e ish-Bllokut për të tu ndalur më pas përpara Kryeministrisë.

FOTO E DITËS/ “Jemi gra të egra", protesta e 8 marsit sot

Pankartat që mbanin në duar të pranishmit e kishin theksin në krimet e kryera ndaj grave, ku cilësohet se krimet ndaj grave në shumicën e tyre nuk janë krime pasioni siç cilësohen, por raste femicidi.

FOTO E DITËS/ “Jemi gra të egra", protesta e 8 marsit sot

Pjesë e protestës u bë edhe pjesëtarë të komunitetit LGBT.

“Jemi gra të egra”, “Nuk është krim pasioni, është Femicid”, “Mos ma prek lirinë”, “Kjo jetë është e jona, nuk e falim, nuk lejojmë të na ndalin”, thuhen në pankarta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH