Aktualitet

Rama ZBULON arsyen pse është mbuluar statuja e SKËNDERBEUT dhe jep lajmin e bukur: Një kopje do të vendoset në PARIS

Shkruar nga Liberale
Rama ZBULON arsyen pse është mbuluar statuja e SKËNDERBEUT dhe

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arsyen e mbulimit të statujës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në sheshin qendror të Tiranës.

Pasi thumbon thashethemet që kanë qarkulluar për arsyet se përse mund ta kenë mbuluar me skela statujën, Rama jep edhe një lajm të bukur.

Ai thotë se statujës po i merren format, për të krijuar më pas një kopje të saj që do të vendoset në sheshin me emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris.

Reagimi i Ramës:

Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale për psenë e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe formulohen mallkime për tradhëti kombëtare, bazuar në akuza për konspiracion kundër Atletit të Krishtit në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit.

Arsyeja është shumë e thjeshtë, po edhe e bukur në këtë rast. Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris.

Po po, e lexuat mirë, pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij.

Punë ditësh dhe skela do të hiqet, kështu që edhe atdhetarët zemërtrazuar që llokoçiten në kënetën e kua-kua-kuave do të mund të çmallen me kalin e Skënderbeut dhe do t’u duhet të gjejnë një tradhëti tjetër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH