Aktualitet

12 vjeç shiste gazeta, sot zotëron një kompani që kushton miliona paund/ Kush është sipërmarrësi shqiptar që korri suksesin në Angli

Shkruar nga Liberale

12 vjeç shiste gazeta, sot zotëron një kompani që kushton

Ky është Arsen Mataj, historia e të riut shqiptar e cila është një shembull frymëzues për të gjithë. Sipërmarrësi shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Angli, ka ndërtuar në vitet e fundit dy kompani në hapësirën e kriptomonedhave dhe teknologjisë.

Gjatë një intervistë për emisionin “ABC-ja e mëngjesit, Mataj rrëfeu se emigroi me familjen kur ishte 8 vjeç dhe në moshën 12 vjeçare merrej me shitjen e gazetave, por sigurisht që pasioni i tij ishte që të merrej me biznes.

“Që i vogël kam pasur qejf biznesin dhe financën. Prindërit gjithmonë na kanë shtyrë me qenë sa më mirë. Na kanë sjellë në Angli dhe ka qenë puna ime me qenë më i miri që mund me qenë. Kam qenë 8 vjeç kur kemi ardhur në Angli me nënën dhe vëllain, babai erdhi një vit më përpara. Që në vitin 99 jemi këtu”, u shpreh sipërmarrësi.

Prej shtatë vitesh ai merret me kriptomonedhat. 

“Para 7 vitesh kam hyrë në këtë punë. Gjithmonë kam qenë në investime. Kisha shokë që më flisnin për investime në bitcoin. Nisa të shikoj për këtë punë dhe e doja shumë këtë punë.”, shtoi Mataj. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH