Futbollisti shqiptar, Rei Manaj ka kaluar një situatë aspak të këndshme gjatë ditës së djeshme, teksa një përplasje në minutat e para të ndeshjes mes Sivaspor dhe Goztepe, e la pa ndjenja në fushë, pasi kishte marrë një goditje në kokë.
Lojtari ynë u transportua me ambulancë në spital por për fat të mirë, situata e tij është normalizuar.
Mjekët i kanë kërkuar që të qëndrojë gjatë kësaj nate në spital, në mënyrë që ta kenë në kontroll të vazhdueshëm lojtarin për të shmangur surpriza të pakëndshme. Por që tani Manaj po mendon për kthimin në fushë, siç e tregoi edhe në bashkëbisedimin e tij me trajnerin Riza Çalimbaj.
“Pushim 2, 2-3 ditë dhe pastaj stërvitje normale. Shihemi pas 2-3 ditësh”, i premton Manaj trajnerit të tij, duke i bërë të qartë se dëshiron të kthehet sa më parë në fushën e blertë.