Ukraina është gati për të ndërmarrë një hap të rëndësishëm për paqen, shkrujnë sot mediet e huaja.
E ndërsa priten të nisin bisedimet mes Kievit e Moskës këtë të hënë, 2 qershor, në Stamboll, një burim nga delegacioni ukrainas ka pohuar se Ukrainë është gati për “hapa të mëdhenj” drejt paqes.
Ky pohim vjen një ditë pasi Ukraina lëshoi një sërë dronësh në Rusi, ku u goditën pesë baza ajrore, nga ato pranë Moskës e deri në Siberi, pra shumë kilometra larg njëra-tjetrës. Po ashtu, pala ukrainase pretendon se janë shkatërruar rreth 40 avionë luftarakë rusë.
“Delegacioni i Ukrainës erdhi në Stamboll me një axhendë të qartë dhe gatishmëri për të ndërmarrë një hap të madh në këto bisedime. Ukraina shpreson që pala ruse të ketë diçka më shumë për të ofruar në tryezë, ndryshe nga përsëritjet e mëparshme të ultimatumeve”, mësohet të ketë thënë burimi.
Ukrainasit dhe rusët, bisedime për paqen
Raportohet se delegacionet e dy vendeve kanë mbërritur në Pallatin Ciragan në Stamboll të Turqisë, ku nuk mungojnë edhe zyrtarë të lartë turq.
Ajo që ka rënë në sy sipas “Reuters”, është veshja e tyre. Rusët me kostume zyrtare, ndërsa ukrainasit me veshje ushtaraku.