BE

Dy fuqitë BËRTHAMORE të Europës

Shkruar nga Liberale
Dy fuqitë BËRTHAMORE të Europës

Ka një arsye, pse në ditët e fundit të diskutimeve mes liderëve europianë për mbrojtjen dhe riarmatimin, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer po luajnë një rol kyç, pasi Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë jo vetëm dy vendet e vetme uropiane, por edhe të rrallat në botë, që kanë një arsenal bërthamor. Një faktor i tillë është shumë i rëndësishëm në kohën kur Europa ka frikë se Shtetet e Bashkuara do të heqin mbrojtjen ushtarake dhe bërthamore që i kanë ofruar kontinentit që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Përveç rëndësisë së energjisë bërthamore, protagonizmi i Macron dhe Starmer mund të shpjegohet edhe me arsye politike: me Gjermaninë në mes të një tranzicioni politik dhe Italinë e pavendosur për pozicionin që duhet të mbajë, të dy janë aktualisht liderët kryesorë të kontinentit dhe është krejt e natyrshme që ata kanë marrë iniciativën për t’iu përgjigjur krizës që filloi pas takimit katastrofik në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës.

Franca ka një arsenal prej 290 kokash bërthamore, 280 prej të cilave janë “të vendosura”, që do të thotë gati për lëshim. Mbretëria e Bashkuar ka 225 koka luftarake, nga të cilat gjysma janë gati për lëshim. Këto arsenale europiane janë shumë të vogla në krahasim me ato të fuqive të mëdha ushtarake botërore: Rusia ka 4380 koka luftarake, nga të cilat 1710 janë gati për lëshim; Shtetet e Bashkuara kanë 3.708 koka luftarake, nga të cilat 1.770 janë të vendosura (dhe rreth njëqind të pozicionuara në vende të ndryshme europiane); Kina ka të paktën 500 koka luftarake.

Por duke pasur parasysh fuqinë shkatërruese të armëve bërthamore, të kesh edhe një arsenal të vogël ndryshon në mënyrë dramatike peshën dhe rëndësinë e një vendi për sa i përket fuqisë ushtarake. Një vend ose rajon që ka armë bërthamore ka atë që quhet “parandalim” në zhargonin ushtarak, aftësinë për të penguar sulmet nga të tjerët, përmes kërcënimit të një sulmi bërthamor reciprok.

Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e deri më sot, frenimi bëthamor në mbrojtje të Europës është garantuar nga Shtetet e Bashkuara. Por tani që roli i Shteteve të Bashkuara si garantues kryesor i sigurisë së Europës ka filluar të vihet në pikëpyetje, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë vendimtare, nëse Europa përpiqet të mbrohet e vetme.

Arsenali bërthamor më i përfolur është ai francez. Në vitin 2020, edhe para pushtimit rus në shkallë të gjerë të Ukrainës, Macron kishte filluar të fliste për mundësinë e fillimit të një “negociate strategjike” me partnerët europianë “për rolin e parandalimit bërthamor francez në funksion të sigurisë së përgjithshme”. Në atë kohë u dëgjua shumë pak.

Mirëpo, gjërat kanë ndryshuar në javët e fundit. Në fund të shkurtit, Friedrich Merz, fitoi zgjedhjet në Gjermani, i cili deklaroi se Europa duhet të diskutojë me britanikët dhe francezët, dy fuqitë europiane bërthamore, që rrezen e mbrojtjes bërthamore ta shpërndajnë për të gjitha vendet europiane. Macron u përgjigj shpejt, duke theksuar se ishte gati për ta diskutuar një çështje të tillë. Brenda kësaj jave, iu rikthye edhe njëherë këtij debati, duke deklaruar para kombit: Kam vendosur të hap debatin për mbrojtjen e aleatëve tanë në kontinentin europian, përmes parandalimit bërthamor.

Arsenali bërthamor francez u zhvillua nga mesi i viteve 1950 me synimin për të krijuar një sistem parandalues autonom nga ai i Shteteve të Bashkuara dhe NATO. Kjo gjithashtu e dallon atë nga arsenali britanik, i cili është pjesërisht i varur nga Shtetet e Bashkuara, pasi kokat bërthamore britanike prodhohen në Mbretërinë e Bashkuar, por montohen në raketat Trident të prodhimit amerikan, të cilat dërgohen periodikisht në SHBA për mirëmbajtje.

Arsenali francez është gjithashtu më i gjithanshëm, Franca ka bomba automike që mund të lëshohen nga ajri, nga bombarduesit, ndërsa kokat bërthamore britanike, mund të lëshohen vetëm nga katër nëndetëse bërthamore.

Gjithashtu për shkak të mungesës së fleksibilitetit të arsenalit bërthamor dhe varësisë së tij të pjesshme nga Shtetet e Bashkuara, Starmer ka qëndruar më i veçuar se Macron në debatin për mbulimin e mbrojtjes bërthamore europiane, megjithëse një debat i tillë vazhdon edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, shtrirja e mbrojtjes bërthamore në gjithë Europën mund të jetë e ndërlikuar për Francën dhe Britaninë, pasi arsenalët e tyre u krijuan shumë vite më parë dhe kishin si objektiv kryesorë vetëm mbrojtjen e vendit dhe për këtë arsye lipset nevoja që programet e tyre të zgjerohen dhe të modernizohen, por për ta realizuar një gjë të tillë, ka nevojë që shpenzimet të zgjerohen me dhjetëra miliarda euro.

Për më tepër, të dyja vendet, duhet të modifikojnë thellësisht “doktrinën e tyre bërthamore”, domethënë strategjinë publike për përdorimin e arsenalit të tyre./Përgatiti Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH