BE

Vera e 2025-ës pritet të jetë shumë e nxehtë dhe e thatë në Europë

Shkruar nga Liberale.al

Vera e 2025-ës pritet të jetë shumë e nxehtë dhe e

Pas një pranvere me reshje dhe temperatura më të larta se zakonisht, vera e këtij viti pritet të sjellë një ndryshim të madh në mot, por për keq.

Sipas parashikimeve nga “Severe Weather Europe”, Europa po përgatitet për një verë më të thatë, më të nxehtë dhe me më shumë rrezik nga valët ekstreme të të nxehtit. Meteorologët thonë se kushtet atmosferike kanë ndryshuar, duke bërë që temperaturat të jenë më të larta se normalja dhe reshjet të mungojnë në shumë zona.

Kjo ndodh për shkak të një presioni të lartë atmosferik që është vendosur mbi kontinent dhe po mban larg reshjet dhe ciklonet që sjellin freski. Kjo situatë prek më shumë veriun dhe veriperëndimin e Europës, por ndikimi mund të ndihet edhe në vende të tjera.

Ekspertët paralajmërojnë se ky skenar nuk është vetëm shqetësues për bujqësinë, por edhe për shëndetin publik, për shkak të rrezikut të rritur nga temperaturat ekstreme dhe mungesa e reshjeve freskuese.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH