Showbiz

FOTO/ Dy banorët e Big Brother shkëmbejnë puthje në buzë!

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Dy banorët e Big Brother shkëmbejnë puthje në

Në shtëpinë e Big Brother ka mbizotëruar një atmosferë pozitive dje. Por theksohet se një atmosferë e tillë është mundësuar nga shpërblimi që Rozana mori gjatë sfidës së “Ninxhave të Natës”, ku për një ditë banorët do të bindeshin çdo urdhri dhe dëshire të saj.

Dhe një nga urdhrat e Rozanës ishte që meshkujt e shtëpisë të vishen si gra dhe t’u shërbejnë banoreve në çdo kërkesë. Sigurisht që ky moment ka sjellë shumë të qeshura dhe ka krijuar një atmosferë të veçantë dhe të ngrohtë në shtëpi. Por, surprizat nuk ndaluan me kaq.

Gjatë pasdites, banorët u vendosën për të zhvilluar një sfiladë si dhe për të dhënë “intervista” dhe në një moment të papritur, Laerti dhe Gjesti shkëmbyen një puthje në buzë, gjest ky i cili shkaktoi të qeshura dhe humor tek banorët e tjerë.

FOTO/ Dy banorët e Big Brother shkëmbejnë puthje në

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH