Aktualitet

EMRI/ Tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria mbi 220 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 36-vjeçari në Portin e Durrësit

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria mbi 220 mijë euro të

Policia e Durrësit ka arrestuar një 36-vjeçar, rezident në Itali dhe i ka sekuestruar mbi 223 mijë euro, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarive kriminale.

Sipas policisë 36-vjeçari i arrestuar,  Mariglent Daiu tentoi  t’i nxirrte paratë nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan operacionin “Aseti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar, M. D., 36 vjeç, rezident në Itali, sepse iu gjetën në çantën e shpinës, 223 200 euro që tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH