Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në Gjykatën e Posaçme, ankimon sekuestron e llogarive bankare

Shkruar nga Liberale

Ajola Xoxa paraqitet në Gjykatën e Posaçme, ankimon sekuestron

Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzoi ditën e sotme ankimin e Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xoxës mbi sekuestrot e vendosura nga SPAK në vilën në pronësi të saj në zonën e Qerretit.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 10.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 12, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses V.X., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi pasurinë e paluajtshme”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Theksojmë se kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Ndërkaq, mëngjesin e sotëm bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur në GJKKO ku ka ankimuar sekuestrimin e llogarive bankare nga ana e SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj saj dhe bashkëshortit të saj.

Ajola Xoxa akuzohet nga SPAK për korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH