Politikë

Ngjarjet e ‘97/ Çfarë shkruante Arian Çani 28 vite më parë? “Opozita miting te “Ali Demi”: Më në fund policia na lejoi të protestojmë”

Shkruar nga Liberale

Ngjarjet e ‘97/ Çfarë shkruante Arian Çani 28 vite

Tiranë sot miting me leje. Forumi për demokraci i bën thirrje banorëve të dalin në fushën “Ali Demi” në orën 14:00, “Më në fund policia na ktheu përgjigje pozitive”, kanë pohuar dje liderët e partive të opozitës anëtare në Forumin për demokraci. Një apel alarmi për situatën e rënduar mes studentëve në grevën e urisë akuza  të ashpra ndaj pushtetit dhe funksionarëve të lartë të tij dhe denoncimi i atyre që forumi ka quajtur banda e civilësh të armatosur, ja cilat kanë qenë pikat më kryesore të deklaratës lexuar dje në një konferencë për shtypi të grupimit opozitar. Reagime të forta kanë mbërritur ndërkohë edhe nga Fresh-i i cili u bën thirrje gjithë studentëve e gjimnazistëve të vendit të vazhdojnë bojkotimin e mësimit deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Në përkrahje të kërkesave të studentëve spikat mbi të gjitha kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe zëvendësimin e saj nga një qeveri e mbështetur nga të gjithë. Kjo është një kërkesë mbarë-popullore dhe e përkrahur tashmë nga të gjitha forcat politike me përjashtim të partisë në pushtet”. Kështu është shkruar në deklaratën e djeshme të Forumit për Demokraci, i cili ka denoncuar edhe një herë ato që ai quan “banda civilësh të armatosur” që sipas komunikatës kanë ndaluar në veprimtarinë e tyre drejtuesit e Forumit Kurt Kola e Daut Gumeni.

Akuza të forta kanë lëshuar dje këta të fundit ndaj Berishës dhe Meksit. “Pohimi i kryeministrit Meksi në parlament se ndodhemi në prag të katastrofës makroekonomike, të një inflacioni galopant dhe rënien nën nivelin e vitit ‘90-’91 dëshmon se destabiliteti vjen nga dështimi i qeverisë Berisha-Meksi”, kanë komentuar liderët e grupimit të zgjeruar opozitar. Pyetjes se si e komentoni rolin e Italisë dhe Greqisë në situatën e krijuar në Shqipëri Fatos Lubonja iu përgjigj duke thënë se keto vende kanë edhe hallet e tyre dhe se nuk munden të mendojnë ditë e natë për hallet tona. Nderkohë po dje nga selia e eurosocialistëve shqiptarë ka dalë një thirrje sipas të cilës gjithë anetarët dhe simpatizantët e PS të bashkohen në protestën e studentëve dhe gjimnazistëve si dhe ti mbrojnë ata nga dhuna e një pushteti represiv.

Arian Çani (Gazeta Shqiptare, 10 mars 1997)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH