Politikë

Ilir Meta do garojë për deputet në listën e hapur të Tiranës

Shkruar nga Liberale
Ilir Meta do garojë për deputet në listën e hapur të

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sot vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të kandiduar për deputet në listën e hapur të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet për Kuvendin e datës 11 Maj 2025.

Fillimisht u diskutua se Meta, për shkak edhe të rrethanave të tij, duke qenë nën masën e arrestit do të vendosej në listën e sigurt të koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratik.

Megjithatë, duket se vendosmëria e Metës ka prevaluar mbi qëndrimin e Kryesisë së Partisë së Lirisë duke kërkuar të jetë në listën e hapur.

Nga negociatat mes PD dhe PL për vendosjen e marrëveshjes së koalicionit u tha se palët kishin arritur akordin që partia e drejtuar nga Meta të merrte 4 deputetë në listat e sigurta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH