Politikë

Berisha prezanton koalicionin e PD: Jemi transparentë me shqiptarët, kjo është lidhja që zgjon shpresat e qytetarëve tanë

Shkruar nga Liberale

Berisha prezanton koalicionin e PD: Jemi transparentë me shqiptarët,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar sot koalicionin “Koalicioni për Shqipërinë Madhështore”, që do të përfaqësojë PD-në në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se ky koalicion është ndryshe nga çdo koalicion i mëparshëm, duke e quajtur atë një bashkim transparent dhe të vendosur, që përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare.

Kryedemokrati theksoi se ky koalicion nuk përfaqëson të panjohur, por individë të rinj që vlerësojnë shqiptarët, duke shtuar se është krijuar për të sfiduar qeverinë aktuale, që e akuzon për lidhje me krimin dhe korrupsionin. Berisha gjithashtu deklaroi se ky koalicion ka ngjallur shpresa të mëdha te qytetarët shqiptarë.

"Kurrë ndonjëherë para kombit s’është paraqitur një koalicion i tillë, me këtë vendosmëri të palëkundur. Ky nuk është koalicioni i të panjohurave, por të transparencës, i djemve dhe vajzave që i vlerësojnë shqiptarët. Koalicioni përfaqëson të gjitha shtresat dhe komunitetet e ndryshme të kombit shqiptar.

Koalicioni është pritur me gëzim dhe interes të madh nga shqiptarët. Koalicioni ynë është përballë narko-regjimit, lidhur me krimin dhe korrupsionin. Ky koalicion ka ndezur shpresat e shqiptarëve."- u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH