Ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu, është bërë pjesë e rubrikës “Trotuar” në emisionin “E Diell” në ekranin e Top Channel, ku sigurisht flet hapur për një sërë temash të ndryshme.
Gjatë bisedës ajo mori një mori pyetjesh nga publiku, përfshirë disa që lidhen me Gjestin.
Një pyetje interesante që iu bë Xhenetës nga një përdorues në rrjetet sociale ishte nëse do të kishte fëmijë me këngëtarin që kishte pasur një marrëdhënie brenda BBVK-së. Përgjigjja e saj ishte e prerë dhe me një “jo” të fortë.
Mund të themi e kuptueshme prej shumë dinamikave dhe ngjarjeve që kanë ndodhur mes tyre, si dhe romancës që banori përjetoi me banoren e BBVA, Egli Tako.
Përveç kësaj, Xheneta u pyet edhe për tema të tjera që përfshinin Gjestin, si për puthjen e famshme me Eglin.