Showbiz

Irina Shayk dhe Tom Brady janë ribashkuar

Shkruar nga Liberale
Irina Shayk dhe Tom Brady janë ribashkuar

Sportisti Tom Brady dhe modelja Irina Shayk janë bashkuar sërish, sipas burimeve të revistës Life and Style.

Pas ndarjes në fillim të vitit 2024, ata tani po i japin edhe një shans romancës së tyre.

Sipas burimeve të Life & Style, problemi i tyre më parë ishte koha kur u takuan. “Asnjëri prej tyre nuk kishin harruar ende ish-partnerët kur u lidhën për herë të parë. Tani të dy janë në një gjendje më të mirë mendore”, ka thënë burimi.

Sipas këtyre informacioneve, Shayk nuk ishte ende e shkëputur nga ish-partneri i saj, aktori Bradley Cooper, ndërsa Brady po përballej ende me ndarjen nga ish-bashkëshortja, Gisele Bündchen.

“Tom dhe Irina nuk e kanë ndalur kurrë kujdesin për njëri-tjetrin. Shkëndija që patën dy vjet më parë është rikthyer”, ka shtuar burimi.

Edhe Page Six ka raportuar për këtë. Sipas tyre ata kanë nisur të takohen sërish.

“Tom dhe Irina kanë nisur të takohen sërish dhe janë të hapur për të parë se ku do t’i çojë kjo lidhje. Kanë qenë në kontakt përmes telefonit. Asnjëri prej tyre nuk është në një lidhje serioze për momentin, ndaj pse të mos bëjnë një udhëtim së bashku?”, ka thënë një burim për PageSix.

Romanca mes Shayk dhe Brady filloi në muajin korrik të vitit 2023, pas një takimi në një dasmë në muajin maj të atij viti.

Fillimisht, TMZ pati raportuar për lidhjen e tyre, pasi çifti u pa bashkë në shtëpinë e Bradyt në muajin korrik.

Një burim ka thënë për People në atë kohë se ata “kishin qenë në kontakt për disa javë” dhe se mes tyre kishte një “shkëndijë të dukshme”.

Megjithatë, deri në muajin prill të vitit 2024, marrëdhënia e tyre kishte humbur intensitetin. Sipas burimeve, gjërat “u zbehën” pasi e kishin mbajtur lidhjen e tyre në nivel jo shumë serioz.

Ata u fotografuan për herë të fundit së bashku në muajin janar të vitit 2024.

Tani, në muajin shkurt të këtij viti, sipas Yahoo historisë së tyre i është shtuar një tjetër kapitull, me burime që konfirmojnë se Brady dhe Shayk kanë vendosur të provojnë sërish.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH