Barazim 1-1 ndërmjet Lazios dhe Udineses, në ndeshjen e vlefshme për Seria A.
Mysafirët nga Udine surprizuan në '22, duke kaluar në avantazh me sulmuesin francez Thauvin.
Në të '32, Romagnoli realizon për lacialët, i shërbyer mjaft mirë nga Vecino. Në pjesën e dytë, loja ishte r ekuilibruar, teksa në fund fitoi frika për të mos pësuar.
Lazio afrohet me zonën Champions, aktualisht është vetëm një pikë larg Juves së vendit të katërt. Udinese, është në vendin e 10-të.