Showbiz

Tiri: Gjesti e ka fituar ‘BBV’, por nuk do ta fitojë çmimin e madh! Ja pse

Shkruar nga Liberale
Tiri: Gjesti e ka fituar ‘BBV’, por nuk do ta fitojë

Tiri ka folur për gjendjen e Gjesti-t në “Big Brother” dhe ka shprehur dyshime për mundësinë e tij për të fituar çmimin e madh.

Sipas tij, Gjesti ka pasur një ndikim të madh dhe ka arritur të fitojë shumë simpatinë e publikut, por ai është një person shumë i ngarkuar emocionalisht, që e mban veten përbrenda dhe kjo mund ta pengojë të vazhdojë deri në fund.

“Unë mendoj që Gjesti e ka fituar ‘BB’. Nuk mendoj që do ta fitojë çmimin e madh, për arsye se e kam parë aty brenda shumë të ngarkuar. Është tip që nuk e tregon veten, ka vetëm ato momente që ti i dallon që në sytë e tij. Është shumë i ngarkuar dhe nuk mendoj që do ta çojë deri në fund këtë garë“, tha Tiri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH