Arte

PIKTURA E DITËS: “Plaku me nuse” i Ismail Lulanit, tradita shqiptare e martesave

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: “Plaku me nuse” i Ismail Lulanit, tradita

Piktori Ismail Lulani ka portretizuar me mjeshtëri traditën shqiptare të martesave. “Plaku me nuse” është një ndër veprat e fundit të realizuar prej tij.

Piktura është realizuar në vitin 2001, një vit para se piktori të ndahej nga jeta.  

Djemtë shqiptarë shkonin në emigracion, u binte barra e punëve të vështira, ose çoheshin në ushtri, ndërsa i takonte babait të shkonte dhe të merrte nusen.

Ai i armatosur për t’u bërë ballë rreziqeve, dhe ajo e hipur mbi një gomar, që mbahej nga shqiptarët si një kafshë më ekonomike se kali, nisur nga varfëria. Duke ecur të vetëm në borë, piktura tregon sakrificat e shqiptarëve ndër shekuj.        

Ismail Lulani , piktor, është një ndër emrat më të shquar të artit Shqiptarë. Lindi me 26 Mars 1933 në (Tuz, Mali i Zi ) - u nda nga jeta më 6 Tetor 2002 , në moshen 69 vjecare në Shkodër, Shqipëri .

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH