Aktori i njohur amerikan George Wendt ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar zëdhënësi i tij përmes një deklarate zyrtare, ku thuhet se Wendt ishte një njeri familjar, mik i dashur dhe person me shumë vlera për ata që e njihnin nga afër. Familja ka kërkuar privatësi në këtë moment të vështirë.
George Wendt u bë i famshëm me rolin e Norm në serialin komedik “Cheers”, ku luajti për 11 vite rresht, nga viti 1982 deri më 1993. Ai u shfaq në të gjitha 275 episodet dhe u nominua gjashtë herë për çmimin prestigjioz Emmy për interpretimin e tij.
Pas përfundimit të serialit, Wendt e solli sërish personazhin e Norm në shumë seriale të tjera të njohura si “Frasier”, “Wings”, “The Simpsons”, “Family Guy” dhe “The Tortellis”. Ai kishte role edhe në seriale të ndryshme si “Sabrina the Teenage Witch”, “Columbo”, “Portlandia” dhe “The Goldbergs”.
Së fundmi, ai ishte pjesë e spektaklit “Masked Singer” dhe luajti në filmin e Krishtlindjeve “Christmas with the Campbells” në vitin 2022. Në vitin 2024, George Wendt u ribashkua me kolegët e serialit “Cheers” gjatë ceremonisë së çmimeve Emmy, një moment i veçantë që tani mbetet kujtim i fundit i paraqitjes së tij publike.