Arte

FOTO HISTORIKE: Pranvera e 1941 në Elbasan - Pritja e Mbretit Viktor Emanuel III

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE: Pranvera e 1941 në Elbasan - Pritja e Mbretit Viktor

Kjo ngjarje është fotografuar në vitin 1941 në Elbasan, përpara ndërtesës që sot shërben si prefekturë.  Në të pasqyrohet një moment i veҫantë historik siҫ është pritja e Viktor Emanuelit III, mbretit të Italisë, gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Në qendër paraqiten tre fëmijë të veshur me kostume tradicionale të pasura dhe të zbukuruara me elementët tradicional, të cilët qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, të mbështjellë me misterin e një epoke të trazuar. Kjo fotografi është dëshmi e kostumografisë së larmishme dhe zakonit tonë të mikpritjes, një përzierje midis historisë dhe kulturës shqiptare në këtë moment ceremonial.

Pas tyre, një grup vajzash me buzëqeshje të përmbajtura formojnë një sfond të gjallë dhe të harmonishëm, ndërsa në skaj ndodhen oficerë italianë të cilët shfaqen në pozicion duke shtuar elementin zyrtar të pritjes.

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH