Sociale

Klasat e nënta përfundojnë provimet/ Rreth 28 mijë nxënës në gjithë vendin testohen sot në gjuhën e huaj

Shkruar nga Liberale

Klasat e nënta përfundojnë provimet/ Rreth 28 mijë

Rreth 28 mijë nxënës kanë përfunduar sot ciklin e provimeve të arsimit bazë, me testimin e njohurive në lëndën e gjuhës së huaj.

Nxënësit, të cilët do të testohen në anglisht, e konsiderojnë këtë testim si më të lehtë krahasuar me dy të mëparshmit.

Përtej përgatitjeve, ajo çfarë i ndihmon, sipas tyre, është edhe komunikimi i përditshëm dhe marrja e informacioneve shpesh në anglisht.

Testi nisi në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30, ndërsa nxënësit janë paraqitur në qendrat e provimeve të paktën një orë para nisjes.

Për ta janë vënë në dispozicion 340 qendra të tilla në të gjithë vendin. Nxënësit janë në pritje të rezultateve, të cilët mund ti marrin individualisht në shkollat përkatëse, nga mësuesit kujdestarë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH