Arte

"S’e lejuan të pikturonte", Najada Hamza: Ali Osekut ia hodhën diplomën

Shkruar nga Liberale

"S’e lejuan të pikturonte", Najada Hamza: Ali Osekut ia

Në një ekspozitë që shpalos jo vetëm vlerat artistike, por edhe plagët e një kohe të errët, kuratorja Najada Hamza solli në qendër të vëmendjes piktorin Ali Oseku, duke ndërtuar një homazh të veçantë përmes një detaji tronditës në ekspozitën e çelur me punimet e tij të titulluar "Substancë": diploma e tij, dikur e hedhur në oborrin e shkollës, bëhet qendra simbolike e ekspozitës.

Në emisionin “Odeon”, Hamza rrëfen përvojën personale me këtë ngjarje dhe dramën e heshtur të një artisti që u ndalua të krijonte.

Najada Hamza: Diku, duke lëvizur në katrorin e vogël të mbetur në mes të studios dhe me shumë vështirësi për të nxjerrë punët e mëdha për t’i kontrolluar, arritëm bashkë me kolegun tim Ardian Kabon që të bëjmë një grup punësh të cilat na lidheshin me njëra-tjetrën dhe më lidheshin me konceptin e asaj shfaqjeje që unë do ta bëja për shfaqjen finale. Shoh një kanavacë të mbështjellë në cep dhe Ajseli më thotë: “Është edhe kjo diploma e babit.”

“Perfekt,” i thashë. E hapëm. Diplomën e babit, historinë e diplomës, e dija që herët. Babi i Ajselit, miku im, miku i kolegëve, artisti i madh, një mëngjes teksa vinte në shkollë për të dhënë mësim, në oborrin e shkollës sheh një kanavacë të madhe të lëshuar përtokë.

"S’e lejuan të pikturonte", Najada Hamza: Ali Osekut ia

E hap në cep dhe shquan diçka. E hap më gjerë dhe thotë: “U, diploma!” Ishte e hedhur rëndom në oborrin e shkollës. Për fatin e keq, apo dhe për fatin e mirë, sepse autori e mori, e mbështolli dhe e çoi në studio. Ishte kaq impresive në atë studio të vogël, kur hapa diplomën e Aliut, për ta parë, se si e gjithë historia e tij më erdhi dhe mu mblodh në një pikë. Thashë: diploma do të jetë qendra e ekspozitës, qendra e këtij homazhi për Aliun.

"S’e lejuan të pikturonte", Najada Hamza: Ali Osekut ia

Diplomat, për ne studentët e Arteve, janë ato pikat ku ti formësohesh si artist dhe pastaj del në botën e lirë, të egër ose jo të egër të artit, ku pastaj je vetvetja. Ti ndalesh nga tutori yt, pedagogu. Aty ti fillon ëndrrën e madhe të të qenit jo më student, por artist. Ajo ëndrra e Aliut, me të gjitha ato personazhe të diplomës me pushkë, që mbronin lirinë, begatinë, me sfondin e universitetit pas, u thye, u përthye, u vra, u copëtua. Aliu, deri në vitet ’90, nuk pikturoi. Nuk e lejuan. Ali Oseku dogji të gjitha veprat e tij. U çua me punë riedukuese, punëtor krahu në Elbasan dhe më pas në burgun e Spaçit. Nëse këtë histori e tregojmë sot, brezi i ri mund të mendojë se e sajojmë gati surreale por unë, personalisht, që jam sot me ty, se ti je një vajzë e re, kam detyrimin që ta them këtë gjë. Nuk desha që në ekspozitën e Aliut të përmendej fjala “burg”, dhe as në platformën time kuratoriale të përmendja vuajtjen e tij. Kam shkruar dhe mendoj që Aliu jetoi dy kohë, të cilat i jetoi me shumë dinjitet, me një forcë karakteri të jashtëzakonshme një njeri i madh, përpos një artisti të madh, i cili arriti të çlirojë veten nga muret e mbyllura të burgut.

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH