Arte

FOTO HISTORIKE/ "Aroma” e tregut të parë shqiptar, Tiranë 1921

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ "Aroma” e tregut të parë shqiptar,

Këto fotografi janë dëshmi e tregut të parë, pas krijimit të shtetit shqiptar, në Tiranë, më 1921.

Në foton e parë vërejmë tregun e pëlhurave të cilat pushtojnë rrugën dhe grumbullohen para grave të palëvizshme me funde të errëta dhe shamije të bardha.

FOTO HISTORIKE/ "Aroma” e tregut të parë shqiptar,

Paralelisht me këtë treg pëlhure ndodhej tregu i drithërave i cili zinte një shesh të tërë. Në këtë foto shfaqen burrat e ulur sipër thaseve të cilët i shoqëron një sfond i mbushur me ndërtesa karakteristike shqiptare të shekujve të kaluar.

Muret prej guri të bardhë dhe çatitë me tjegulla krijojnë një kontrast të ngrohtë dhe tradicional, ndërsa rrugicat e ngushta me kalldrëm e plotësojnë ndjesinë autentike të së kaluarës shqiptare.

FOTO HISTORIKE/ "Aroma” e tregut të parë shqiptar,

Në foton e tretë nuk kishte si të mungonte tregu i fruta perimeve, ku gra dhe burra shqiptarë kanë shtruar prodhimet e tyre bujqësore në dyshemenë me kalldrëm.

Ky treg i hapur, pa ndërtesa moderne apo stenda të organizuara, është një pasqyrë e thjeshtë dhe autentike e jetës ekonomike shqiptare asaj kohe, ku prodhimi vendas vinte drejtpërdrejt nga fshatrat dhe shitej në qendër të qytetit.

Përgatiti: Hemelita Boriҫi

Poll
SHQIPENGLISH