
Brenda dy ditësh Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet për të vendosur listën e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit.
Pas primareve dhe marrëveshjes me partitë në koalicion, kreu i kësaj force Sali Berisha tha se në listë përveç 8 vendeve të sigurta për aleatët, do ketë edhe emra nga diaspora. Sipas tij, lista është bërë nga anëtarësia por do ketë korrigjime të lehta.
Sali Berisha: Listat pak a shumë i kanë bërë anëtarët, do të ketë modifikime. Gratë, të rinjtë dhe e them këtu, përfaqësime të komuniteteve që për një arsye apo tjetër nuk ka pozicionin e duhur, s’mund të mbeten pa përfaqësim.
Do të jenë korrigjime fare të lehta, por listat e PD i ka bërë anëtarësia. Kryetarët e qarqeve do të jenë aty për të dhënë mendimin e tyre dhe Kryesia do të vendosë.
Diaspora do të ketë emra në listë, por nëse do ti ketë në listën e sigurt apo jo nuk mund ta them, sepse lista e sigurt nuk është përfunduar.
8 vende janë për aleatët, sepse aleatët kanë në rekordin elektoral minimumi 26% të zgjedhësve.
Për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri, afati për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është data 12 mars 2025.