Politikë

Veliaj në qeli pret nesër vendimin, Rama sërish në bashki, zhvillon analizën javore

Shkruar nga Liberale

Veliaj në qeli pret nesër vendimin, Rama sërish në bashki,

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sërish Bashkinë e Tiranës. Rama ishte pasditen e së hënës, ku raportohet se në mungesë të kryebashkiakut Veliaj ka zhvilluar një takim me drejtorët e saj dhe nënkryetaren Anduela Ristani.

Takimi ishte në kuadër të analizës javore të punës së Bashkisë së Tiranës.

Nuk është hera e parë që kryeministri Rama shkon në bashki, ndërsa vizita e tij e fundit koincidon një ditë para vendimit të Apelit, ku kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, kërkon zbutjen e masës së sigurisë dhe daljem nga qelia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH