Politikë

Opozita kërkoi nderime për ish-deputetin Harasani, Balla: Mos bëni politikë me të vdekur

Shkruar nga Liberale

Opozita kërkoi nderime për ish-deputetin Harasani, Balla: Mos

Në seancën e sotme plenare, u mbajt një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist, Andis harasani. Opozita, kryetari i PD-së Sali Berisha, deputetët Sula dhe Mediu akuzuan maxhoranxën se ishin ata që e përzunë ish deputetin e ndjerë Andis Harasanin, madje e kanë përndjekur dhe në SHBA.

Mediu: Të nderuar kolegë, e kam pasur kundërshtar por edhe mik. Do tu kërkoja në repsekt të asaj që bëmë bashkë për 1 minutë heshtje, ndoshta do të ishte e nevojshme që Ministria e Jashtme të interesohet pranë familjes që ky moment mos të kalojë vetëm moment nderimi por edhe ndihmë që mund të ofrojë shteti shqiptar. Jo vetëm që do shprehnim respekt por do tregonim edhe resket

Balla: Unë kam këtu në këtë sallë 20 vjet dhe kurrë nuk kemi bërë këtë që ndodhi sot mes njëri-tjetrit, asnjëherë për askënd. Andisin e kam pasur dhe e kisha shok, dhe po ashtu një pjesë e mirë e këtyre këtu dhe të tjerë. Por kurrë nuk na ka ndodhur kjo që u bë tani dhe propozimi i zotit Mediu. Zoti Mediu, faleminderit për këshillat, por gjithmonë këto i kemi bërë mes njëri-tjetrit. Jo në publik, jo në publik. Po dhe na kanë ndodhur dhe ngjarje të tjera të rënda kur kemi qenë gjithmonë bashkë, edhe miq, kolegë, anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të cilët sapo ishin përzënë, por ne nuk dolëm kurrë të bënim politikë me vdekjen. Unë e di që bufi dhe korbi nuk janë larg njëri-tjetrit, edhe bufi duket si korb herë pas here, por ju lutem shumë sa i përket kësaj çështje. Lëreni familjen të kalojë këtë moment të vështirë. Sa i përket çështjeve të tjera, bashkë me Ministrin e Jashtëm jemi të gatshëm t'ju japim çdo informacion të nevojshëm, për kontaktet, për masat dhe për gjithçka tjetër. Por ju lutem shumë, nuk shkon kjo. Nuk ka ndodhur asnjëherë kjo që po bëni sot.

Sula: Do t’i thoja ministrit ti kursejë lotët e krokodilët. Ju i vrisni natën dhe i qani ditën

Spiropali: Ju lutem respektoni të ndjerin dhe familjen e tij se akoma nuk është varrosur

Sula: E përzutë nga Shqipëria, e keni përndjekur dhe atje. Vazhdoni ta shkelni rregulloren me të dyja këmbët. Sot është një seancë e rëndësishme të flasim për hallet e qytetarëve. 140 deputetë të marrin fjalën të ngrenë shqetësimet, ju jeni të pangopur si  maxhorancë.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH