Kronikë

Vrasja tek “Fan Noli”, nëna 14 vjeçarit kërkon gjyq publik

Shkruar nga Liberale
Vrasja tek “Fan Noli”, nëna 14 vjeçarit kërkon gjyq

Nëna e Martin Canit, të miturit që u vra në afërsi të shkollës “Fan Noli”, kërkoi drejtësi për tragjedinë e saj.

“Dua drejtësi. Procesi të zhvillohet me dyer të hapura. Fëmija im le të bëhet simbol, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më,” tha Florina Cani.

Nëna e viktimës mori pjesë në seancën paraprake në Gjykatën e Tiranës ndaj autorit të dyshuar të vrasjes, Mario P.

Seanca u shty për shkak të mungesës së Luis Mecjes, të miturit që mbeti gjithashtu i plagosur në ngjarje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH