Kronikë

U shpall i zhdukur prej dy ditësh, gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçarit nga Tirana

Shkruar nga Liberale

U shpall i zhdukur prej dy ditësh, gjendet trupi i pajetë i

Gjendet 49-vjeçari nga Tirana, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit. Dyshohet se është vetëmbytur, megjithatë, hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Pas disa orësh kërkimesh, policia gjeti trupin e pajetë të Naim Likometit në plazhin e Gjirit të Hartës në Ksamil.

Sipas policisë, trupi u gjet sot në orët e pasdites dhe është transportuar për në morg, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Misteri rreth zhdukjes së Likometit u thellua kur rrobat dhe telefoni i tij u gjetën në breg të detit. Telefoni ishte aktiv deri në orën 16:00 të datës 8 mars, përpara se të fikej, duke e bërë të vështirë lokalizimin e tij.

Familjarët dhe miqtë e viktimës janë tronditur nga kjo ngjarje. Policia vijon hetimet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një akt vetëflijimi apo nëse ka rrethana të tjera të dyshimta që mund të kenë ndikuar në këtë tragjedi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH