Përfshihet nga flakët një byrektore në periferi të Pogradecit. Mësohet se shkak i zjarrit dyshohet të jetë rrjedhja e një bombole gazi që përdorej për gatim.
Shërbimi zjarrfikës, pas ndërhyrjes ka arritur të vendosë në kontroll situatën dhe bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.