Sherri mes dy familjeve në Tiranë degjenderoi në përdorimin e sendeve të forta dhe përfundoi me pesë të arrestuar.
Në sherr mes dy familjeve në Valias të Tiranës, janë përfshirë edhe gratë.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç(babë e bir), pasi në Valias, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dyshohet me sende të forta.
Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeçe, të përfshirë në konflikt. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit mes tyre, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.