Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në kuadër të procedimit penal nr.1525 viti 2024 për veprat penale të “Falsifikimit te dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve” parashikuar nga neni 186, 189 dhe 192 i K.Penal, ndjekur me metoda speciale hetimi (vëzhgime ambientale dhe veprime simuluese), pas kryerjes së veprimeve hetimore ka rezultuar deri në këto momente se:
Shtetasit Artan Lila dhe Dhimitër Peqini në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshëm si leje drejtimi, Letërnjoftime ID, leje qëndrimi etj., shqiptare dhe të huaja (italiane, belge, greke, bullgare, rumune etj.).
Këtë veprimtari këto shtetas e kryenin kundrejt shpërblimit.
Nga organi procedues në kuadër të veprimit simulues janë sekuestruar dokumentet e falsifikuara me gjeneralitetet e krijuara (që janë fiktive).
Nga kontrolli i banesave të personave nën hetim janë sekuestruar pajisjet që shërbenin për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar.
Ndaj në datë 04.03.2025 është bërë ndalimi i tyre. Prokuroria Elbasan ka depozituar ne Gjykate kërkesat për vleftësim te ligjshëm te ndalimit dhe caktimin e masës të sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest ne burg”.