Kronikë

Makina përplasi për vdekje 2-vjeçarin në Kamëz, autori komshi me viktimën arrestohet pas aksidentit

Shkruar nga Liberale

Makina përplasi për vdekje 2-vjeçarin në Kamëz,

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e sotme ku një makinë përplasi në rrugë një fëmijë 2 vjeç dhe është larguar më pas nga vengjarje.

2-vjeçari është përplasur pranë banesës në Fushë Domje, kurse drejtuesi i makinës, Y.M. 57 vjeç, komshi me viktimën ka rënë në prangat e policisë pak momente pas ngjarjes tragjike.

Fillimisht të miturin familjarët e kanë dërguar në poliklinikën e Kamzës dhe më pas tek Trauma, atje ku edhe ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital”, sipas njoftimit të policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH