Policia e Tiranës prangosi një 19-vjeçar pasi akuzohet se ka kërcënuar drejtoreshën e shkollës, me arsyen se kjo e fundit i kishte sekuestruar telefonin. Ai u arrestua me një thikë, ndërsa në dy raste të tjera janë denoncuar raste dhune nga adoleshentët. Në një rast një moshuar është denoncuar nga një 16-vjeçare për përndjekje, raste që ngrenë alarmin
Sipas policisë shtetasi K. R., 19 vjeç, ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës, për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit.
Ai gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. M., 23 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Po ashtu: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 14-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy 14-vjeçarë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 17-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin K. M., 70 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 16-vjeçare, dhe se ka kryer veprime të turpshme ndaj saj;
-shpallën në kërkim shtetasin K. P., 28 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. D., 38 vjeç, pasi ka kundërshtuar një punonjës të Policisë Rrugore, gjatë kryerjes së detyrës.