Kronikë

E pazakontë/ Adoleshentja nën hetim në Fier, i publikoi foto intime një djali

Shkruar nga Liberale

E pazakontë/ Adoleshentja nën hetim në Fier, i publikoi foto

Një ngjarje e pazakontë raportohet në Fier, ku ndryshe nga çfarë ndodh kryesisht për përndjekje apo shantazhe në rrjetet sociale, këtë herë historia është ndryshe.

Policia vendore ka marrë nën hetim një vajzë 17-vjeçare, e cila është denoncuar nga një adoleshent me të cilin ka pasur njohje, se i ka publikuar në rrjetet sociale foto intime.

Rrethanat dhe shkaqet mbeten të panjohura dhe ngjarja është ende nën hetim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçare, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, foto intime të një 18-vjeçari”, njoftoi policia vendore, duke mos dhënë më shumë detaje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH