Kronikë

21-vjeçarja shqiptare mes viktimave nga tragjedia e dy viteve më parë në Larisa/ Halla e saj: I'u pre ëndrra në mes

Shkruar nga Liberale

21-vjeçarja shqiptare mes viktimave nga tragjedia e dy viteve më

Me fotografinë që nuk e lëshon nga dora, Qamile Shurdhi kërkon drejtësi për mbesën, Klaudia Lata, e cila humbi jetën nga përplasja e trenave pranë Larisës në Greqi. Në këtë 28 shkurt, dy vite nga tragjedia me 57 viktima, halla e Klaudias doli në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për 21-vjeçaren që jeta iu ndërpre në mes.

Të behet drejtësia, të thonë çfarë ndodhi. Ata janë djegur të gjithë por vëllai dhe nusja e vëllait tim po shkatërrohen”- tha ajo.

Më tej, ajo kujton momentet e fundit të të resë në udhëtimin që rezultoi fatal për të, teksa Klaudian e kujton si një vajze të shkëlqyer.

Klaudia ishte duke ndjekur Karnavalet me motrën dhe të dashurin. Do shkonte në Selanik për në shkollë. Iku me tren. I tha e ëma kthehu sonte në Larisa, ajo tha ‘jo do iki se s’bën sepse kam nesër mësim’. Ishte studente ekselente. Ishte e para në atë fakultet.”– tregon ajo.

Qamile Shurdhi zgjodhi t’i bashkohej tubimit solidarizues në Tiranë, në pamundësi për të shkuar në Greqi, për të qenë pranë prindërve të Klaudisa në këtë moment të vështirë për ta. Dhjetëra qytetarë shqiptarë dhe grekë u mblodhën në Tiranë për tu solidarizuar me popullin grek, të cilët janë ngritur në protesta këtë 28 shkurt për të kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes me 57 viktima.

“Unë jetoj në Greqi prej 28 vitesh. U ndodha në Shqipëri për problemet e mia dhe kërkova ku do mblidheshin njerëzit. Të bëhet drejtësi, të zbulohet e vërteta”– tha ajo.

Përplasja tragjike e dy trenave kokë më kokë, trenit të mallrave dhe trenit të pasagjerëve në afërsi të Larisës, u mori jetën 57 personave, mes tyre edhe 6 shqiptarëve dy vite më parë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH