Muaji janar është mbyllur me 125 aksidente rrugore të ndodhura në harkun kohor të 31 ditëve, me një mesatare 4 aksidente çdo ditë.
Të dhënat e fundit të INSTAT bëjnë me dije se ky janar ka shënuar një rënie me 22,8 % të aksidenteve rrugore krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
174 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidenteve të ndodhura në janar 2025, disa prej të cilëve kanë ndërruar jetë. Aksidentet rrugore, në 89,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 0-24 dhe 25-34 vjeç, duke zënë secila nga 21,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin Janar 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Enjte me 23,2 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Shtunë, me 10,4 %.
Numri i meshkujve të aksidentuar në aksidente është sa dyfishi i femrave.
Aksidentet janë të shpërndara në të gjitha rrugët e Shqipërisë, por Berati, është qarku që ka shënuar vetëm 1 aksident rrugor në janar ndërsa Tirana ka numrin më të lartë me 40 aksidente në janar.