Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur dje në Paulesh ku humbën jetën dy persona, nënë bir.
Burimet raportojnë se tre prej pesë të plagosurve janë dërguar në Spitalin e Traumës për ndërhyrje të specializuar.
Kujtojmë se nga aksidenti i djeshëm pati edhe viktima.
Viktimat e aksidentit janë nënë e bir, Klodian Shahini 33 vjeç dhe Fatbardha Shahini 55 vjeçe.
Ata ishin tregtar ambulant në rrugë, në vendin e quajtur “Ura e Kushës” në Bradashesh.
Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës (2 mars), ku një furgon pasagjerësh u përplas me makinën ku po udhëtonin nënë e bir.