Kronikë

Bleu karburant dhe e pagoi me para false, arrestohet 22-vjeçari turk në Fier

Shkruar nga Liberale

Bleu karburant dhe e pagoi me para false, arrestohet 22-vjeçari turk

Një 22-vjeçar turk është arrestuar në Fier pasi bleu karburant me kartëmonedha të falsifikuara.

Sipas policisë, ka qenë punonjësi i pikës së karburantit në fshatin Çermë e Sipërme që ka bërë denoncimin, se i riu ka paguar për furnizimin e automjetit me kartëmonedha false (dollarë). 

Ndërkohë, gjatë kontrollit në automjetin të cilin ky shtetas kishte marrë me qira u gjet dhe u sekuestrua një kartëmonedhë 100 dollarëshe, e dyshuar e falsifikuar.

Turki i identifikuar si Burak Ozakyuz, akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Bleu karburant me kartëmonedha false(dollarë), identifikohet dhe vihet në pranga 22-vjeçari turk.

Pas kallëzimit të një punonjësi në një pikë karburanti në fshatin Çermë e Sipërme, se një shtetas kishte paguar për furnizimin e automjetit, me kartëmonedha false(dollarë), Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ka organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin.

Si rezultat u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi B. O., 22 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjet të cilin ky shtetas e kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një kartëmonedhë 100 dollarëshe, e dyshuar e falsifikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH