Një aksident i rëndë ndodhi në fshatin Xhyrë, në Njësinë Administrative Hotolisht, Librazhd.
Një automjet tip benz, i cili po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Prrenjas, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë korsisë, duke u përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.
Trafikndarësja ka përshkruar makinën, duke u futur mes për mes në anën e pasagjerit. Fatmirësisht, drejtuesi ka qenë vetëm në mjet dhe nuk ka pësuar lëndime duke shpëtuar mrekullisht.