Një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Kullë-Manëz. Sipas burimeve nga vendngjarja, një këmbësor humbi jetën pasi është përplasur nga një automjet tip "Opel Corsa".
Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, por me inicialet S.A., ishte rreth 30 vjeç dhe trupi i tij ndodhet aktualisht në morgun e spitalit rajonal të Durrësit.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.