Politikë

PD, zbardhen EMRAT/ Shtatë vende të lira në zona të sigurta për partitë aleate

Shkruar nga Liberale

PD, zbardhen EMRAT/ Shtatë vende të lira në zona të sigurta

Në limitet e skadimit të afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, demokratët kanë konfirmuar marrëveshjen me Partinë e Lirisë, e cila do të ketë katër mandate në zona të sigurta si dhe një numër kandidatësh në pjesën e hapur të listës.

PL-ja do të marrë dy mandate në listën e mbyllur të Tiranës, ku do të jenë emrat e Ilir Metës dhe sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi.

Ndërkohë që dy mandatet e tjera do të jenë në Elbasan dhe Fier për Erisa Xhixhon dhe Edmond Haxhinaston.

Siç është konfirmuar më herët, PD-ja do t’i japë një vend të sigurtë Fatmir Mediut në Tiranë, Agron Dukës në Durrës dhe Vangjel Dules me shumë gjasa në Vlorë.
Ndërkohë që negociatat kanë ngecur me PDIU-në e Shpëtim Idrizit. Ky i fundit ka kërkuar dy mandate në zona të sigurta në 11 maj, ndërsa demokratët kanë qenë të gatshëm t’i japin vetëm një mandat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH