Politikë

"Po pinin kafe shtruar"/ Del nga SPAK Berisha: Gjeta Etjenin e Fatmir Xhafës, u bë kurban i…

Shkruar nga Liberale

"Po pinin kafe shtruar"/ Del nga SPAK Berisha: Gjeta Etjenin e Fatmir

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK, ku firmosi prezencën e tij në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha u shpreh me ironi për situatën brenda SPAK, duke akuzuar për ndikime politike dhe marrëveshje të fshehta mes zyrtarëve të lartë.

“Çfarë gjeta unë aty?” – tha Berisha. “Gjeta ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, që po merrte një strajcë me para nga Benet Beci dhe po pinin një kafe shtruar. Gjeta kurban Etjenin e Fatmir Xhafës, një kurban i marrëveshjes Rama-Dumani, sepse ai e shkeli rregullin që nuk mund të sulmohet SKAP-i pa autorizimin e plotë të Edi Ramës.”

Sipas Berishës, ekziston një marrëveshje që kufizon hetimet për zyrtarët e lartë dhe se pasi dështoi përbashkimi i votave me opozitën, u arrit një marrëveshje mes mazhorancës dhe SPAK për të shmangur hetimet e ndjeshme.

“Çfarë gjeta unë aty. Unë gjeta aty ish-xhelatin e sigurimit të shtetit Arben Kraja që po merrte një strajcë me pare nga Benet Beci dhe po pinin një kafe shtruar. Gjeta kurban Etjenin e Fatmir Xhafës, kurban i marrëveshjes Rama-Dumani sepse Etjeni e shkeli marrëveshjen sipas së cilës nuk mund të sulmohet SKAP-i pa autorizimin e plotë të Edi Ramës. Marrëveshja është kufizimi, ndalimi i hetimeve për zyrtarët e lartë dhe pasi dështoi përbashkimin e votave me opozitën, pasi u përpoq të tërheqë opozitën në një akt antikushtetues dhe të papërgjegjshëm, u ul përmes Uluziut dhe firmosi marrëveshjen. Etjeni kishte mbetur aty brenda SKAP-it”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH