Politikë

Përmbyllet procesi i primareve, PD njoftim zyrtar: Mbi 50 mijë demokratë hodhën votat e tyre

Shkruar nga Liberale

Përmbyllet procesi i primareve, PD njoftim zyrtar: Mbi 50 mijë

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD ka njoftuar se procesi i zgjedhjeve për Primaret 2025 për Kuvendin e 11 Majit u organizua me sukses më 1 mars, duke theksuar se votimi u zhvillua në të gjitha degët e PD, duke filluar në orën 8:00 dhe duke përfunduar në orën 18:00 në shumicën e Qendrave të Votimit.

Në disa Qendra, votimi vazhdoi derisa votoi edhe anëtari i fundit i PD në radhë sipas njoftimit.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka shënuar një rekord të lartë, duke arritur në 50,854 votues, sipas të dhënave paraprake të marra në formë elektronike.

Sipas Vendimit të KOKOE Nr. 36, një kopje origjinale e procesverbalit të mbylljes së votimit duhet të dorëzohet pranë KOKOE deri në orën 12:00 të datës 2 mars, ndërsa dorëzimi i materialeve zgjedhore nga Komisionet e Numërimit duhet të përfundojë deri në orën 13:00 të të njëjtës ditë.

KOKOE njoftoi më tej se ka pranuar shumicën e materialeve zgjedhore dhe është në pritje të materialeve të tjera, që kanë vonuar për shkak të procesit të zgjatur të numërimit në disa degë. Të gjitha materialet do të shqyrtohen dhe vendimet për rezultatet e Primareve në nivel Qarku do të publikohen në vijim.


Megjithatë, dy Qendra Votimi në Tiranë dhe një në Vlorë kanë hasur probleme që kërkojnë vendimmarrjen e KOKOE. Çdo rezultat konsiderohet paraprak, dhe atje ku mungojnë rezultatet e Qendrave të Votimit, ato do të konsiderohen jopërfundimtare deri në shpalljen e vendimit përfundimtar nga KOKOE.


KOKOE po qëndron e mbledhur duke verifikuar materialet zgjedhore sipas radhës së mbërritjes, dhe rezultatet finale do të publikohen vetëm pas verifikimit të materialeve origjinale zgjedhore dhe vendimeve të KOKOE për rastet e përmendura më lart.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH