Procesi i Primareve për zgjedhjet për Kuvendin e 11 maj 2025, është hapur në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë, në orën 8.00.
Pjesëmarrja më e lartë është në Tiranë, ku deri në orën 16:00 votuan 10,779 qytetarë. Në vend të dytë renditet Fieri, ku 4,240 demokratë hodhën votën në kutitë e votimit, ndërsa në vend të tretë është Korça me 3,738 votues.
Në Durrës kanë votuar deri më tani 3,670 demokratë, në Lezhë 2,745, në Kukës 2,280, në Shkodër 3,527, në Elbasan 3,295, në Vlorë 2,143, në Berat 1,464 , në Dibër 2,080 dhe në Gjirokastër 1,705 demokratë.