Aktualitet

Po transportonte armë dhe municion luftarak, arrestohet 15-vjeçari nga Burreli

Shkruar nga Liberale
Po transportonte armë dhe municion luftarak, arrestohet 15-vjeçari

Arrestohet një 15-vjeçar nga Burreli, i cili po transportonte armë dhe municion luftarak.

Sipas policisë i mituri u kap në afërsi të fshatit Fang, teksa transportonte 3 granata, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, shtetasi, 15 vjeç, banues në Burrel.

Në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, të cilës iu referuan materialet procedurale për rastin, po kryhen hetime për të provuar qëllimin e transportimit të këtyre sendeve, nga 15-vjeçari, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH