Aktualitet

EMRI/ I dënuar me burg në Itali, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Liberale

EMRI/ I dënuar me burg në Itali, arrestohet 45-vjeçari në

I dënuar në Itali, për kanosje, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje, lokalizohet në Tiranë dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 32”.

Gjatë operacionit, u lokalizua në Tiranë dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Daniel Korali, 45 vjeç, i lindur në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Mesinas, Itali, e ka dënuar në vitin 2024, me 4 vjet e 3 muaj burgim, për kanosje, zhvatje dhe posedim të kundërligjshëm të armëve të ftohta.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Daniel Korali, në Itali.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH