Kryeministri Edi Rama foli në ceremoninë e hapjes ITB Berlin 2025, ku Shqipëria turistike ishte e ftuara e nderit në panair.
Kryeministri Edi Rama bëri një panoramë të numrit të turistëve vite më parë dhe tani, teksa tha se Shqipëria ka pritur një vit më parë 12 milionë turistë, dukë bërë humor edhe me parafolësin Zurab Pololikashvili, Sekretar i Përgjithshëm, Organizata Botërore e Turizmit.
“Kur mora detyrën në 2013, shifrat ishin krejt ndryshe nga 1990, por shumë më të ulëta me shifrat e sotme… është 12 milionë Zurab nuk është 10. Por edhe po t’i hash këto 2 milionë mbeten 10, që janë sërish shumë”, tha Rama me humor.
Këtë herë Rama tha se Shqipëria do të zgjidhet mes destinacioneve më të bukura të botës për turizmin.
“Në këtë javë në Berlin bota ftohet të zgjedhë midis Shqipërisë dhe Maldives, Greqisë e Gjermanisë, dhe vendeve të tjera. Kjo është gara e vetme ku ekipi gjerman nuk nis si favorit”, tha ai.
“Deri pak vite më parë numrin i gjermanëve që vinin në vendin tonë si turistë, shkonte në 100 mijë dhe vitin e kaluar shkuan në 400 mijë, por duam më shumë sepse janë ndër turistët më të mirë, nuk janë vetëm punëtorë shumë të mirë, por dhe pushuesit më të mirë në botë, jo sepse janë më shumë në kuptimin e shifrave, por sepse qëndrojnë më shumë ditë. I duam sepse pijnë dhe shumë birrë e hanë shumë kur na vizitojnë, ”, tha Rama me humor.
“A keni dëgjuar ndonjëherë për një ligj në vend që deklaron shtëpitë tonë i përkasin zotit dhe mikut. Një ligj i tillë i shkruar në mesjetë është bërë pjesë e mënyrë së jetesës në Shqipëri. Shqippritje, në shqip do të thotë të bësh të pamundur për të nderuar emrin, shtëpinë dhe mikun. Kulmi i mikpritjes shqiptare u dëshmua gjatë luftës së dytë botërore më pritjen e hebrenjve.
Kur u përballëm me zgjedhjen mes hebrenjve dhe djallit paraardhësit tanë qëndruan shumë pranë bebrenjve. Kush troket në derë të shtëpisë së shqiptarit e bën këtë prej vullnetit të zotit, duke hapur dyert ne mirëpresim një mik që trajtohet si perëndi. Kush troket në derë të shtëpisë së shqiptarit e bën prej vullnetit të zotit, duke hapur dyer ne mirëpresim një mik që trajtohet si perëndi. Nëse do të ndiheni si Perëndi, ejani në Shqipëri”. Nëse doni që të takoni drejtues taksish që sillen si perëndi, shkoni në Greqi”-u shpreh Rama.