Aktualitet

Pamje nga aksidenti fatal në Peqin, nënë e bir humbën jetën pas përplasjes së mjeteve

Shkruar nga Liberale
Pamje nga aksidenti fatal në Peqin, nënë e bir humbën

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, një aksident i rëndë ka shkaktuar dy viktima mëngjesin e sotëm.

Furgoni, i drejtuar nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me një automjet të tipit “Benz”, që drejtohej nga shtetasi K. Sh.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën nënë e bir, pasagjerja F. Sh., 55 vjeçe dhe drejtuesi i automjetit “Benz”, K. Sh.

Sipas informacioneve të para, mjeti i tipit “Benz” ka rrëshkitur dhe i ka dalë para minibuzit, çka ka shkaktuar përplasjen fatale.

Të dëmtuar kanë mbetur drejtuesi i furgonit, A. B., dhe katër pasagjerë që udhëtonin me të. Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH