
Një aksident tragjik iu mori jetën nënë e bir mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh.
Viktimat: Klodian Shahini, 33 vjeç dhe nëna e tij Fatbardha Shahini 55 vjeçe po udhëtonin në mjetin tip “Benz” kur janë përplasur me një furgon pasagjerësh drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi.
Për shkak të përplasjes shumë të fortë mjeti tip “Benz” është dëmtuar shumë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për të prerë mjetin dhe për të nxjerrë viktimat nga makina.
Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë e cila ka ndikuar në paqëndrueshmërinë e mjeteve ne rrugë, por gjithashtu ekspertët shtojnë se mjetit gjithsesi kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi.
Theksojmë se aksi Elbasan Peqin vijon të marrë çdo ditë jetë njerëzish e me gjithë shqetësimet e vazhdueshme të ngritura nga media dhe protestat e banorëve, asnjë masë nuk është marrë për të shtuar parametrat e sigurisë në këtë rrugë.