Aktualitet

Aksident me VDEKJE në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, autori largohet nga vendgjarja

Shkruar nga Liberale

Aksident me VDEKJE në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë,

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin e autostradës Thumane-Fushë Krujë.

Viktimë ka mbetur një këmbësor. Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Po punohet për zbulimin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

“Rreth orës 12:30, në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. T., 77 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor, po punojnë në vendngjarje, për të identifikuar drejtuesin e automjetit që ka përplasur shtetasin R. T., si dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH